E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Gramsh, gjenden trupat e dy viktimave


Gjenden dy nga trupat e viktimave të katër të aksidentuarëve në Gramsh. Lajmi është konfirmuar për "Ora News" nga nënprefekit i Gramshit, Shkëlqim Hoxha. Ai tha se identifikimi i viktimave ende nuk është bërë i mundur për shkak të dëmtive të mëdha që kanë në trup. Kufomat janë gjetur 20 kilometra larg vendngjarjes. Ndërkaq nënprefekti Hoxha theksoi se vijon operacioni i kërkimit për gjetjen e dy trupave të tjerë.
Sipas tij, 4 viktimat janë nga komuna Godovjat i Gramshit.

Dritan Balla 38-vjeç, Elis Sogani, 32 vjeç, Petrit Ahmeti 20 vjeç, dhe Behar Senkollari 18 vjeç humbën jetën pasi furgoni me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumin Devoll. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›