E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, sherr për pronënplagos me çifte fqinjin e tij

Të tjera rreth shkrimit Gramsh, shpërtheu bombola e gazit, zjarr ne banese GRAMSH - Çështjet e pronës sërish janë bërë  shkak për një përplasje me armë, këtë herë në rrethin e Gramshit. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga Leonard Taçe, 42 vjeç, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje.

Policia ka bërë të ditur se, i arrestuari për motive pronësie ka tentuar të vrasë me çifte 31-vjeçarin me inicialet K.S. Ky i fundit, nga të shtënat me armë ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës dhe ndodhet në Spital jashtë rrezikut.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkaq që policia ka mundur të kapë të dyshuarin për këtë plagosje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›