Betonizimi, Ekonomiku nis protestëne 12-të kundër Bashkisë, sot peticioni
Të tjera rreth shkrimit Leksione me këngë tallava Ekonomiku, protestë kundër betonizimit të godinës
TIRANË - Krerët e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të mbështetur nga studentë e qytetarë, do të protestojnë sot në orën 11:00 kundër ndërtimeve me dhe pa leje në territorin universitar përreth këtij Fakulteti, që e kanë vështirësuar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Kjo ëhstë dita e 12-të e protestës së tyre, protestë e mbështetur në mënyrë unanime edhe nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës.
Nëpërmjet protestës së sotme, ata do t'i bëjnë thirrje për të 12-n herë, Bashkisë së Tiranës dhe instancave të tjera përgjegjëse për të marrë masat sa më shpejt për normalizimin e situatës.
Deri më sot, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë një përgjigje të plotë zyrtare për çështjet e bëra prezente nga Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe drejtuesit e FEUT, ndaj pritet të firmoset dhe një peticion drejtuar Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës ku kërkohet zgjidhje e menjëherëshme e situatës problematike të krijuar nga uzurpimi i ndërtimeve përreth fakultetit.
Po ashtu, një letër do t'i dërgohet Kryeministrit dhe Kuvendit, me informacion për situatën dhe ku do të kërkohet të merren masa për të zgjidhur kërksat e drejta të pedagogëve dhe studentëve të FEUT, me shqetësimin e madh për të ardhmen dhe zhvillimin e arsimit publik të lartë në Shqipëri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)