Gramsh/Aksidenti,gjenden 3 nga 4 viktimat

Janë gjetur 3 nga katër viktimat e aksidentit tragjik që u shënua mbrëmjen e së shtunës në aksin Gramsh- Korvcë. Ndërkaq në rrjedhën e lumit Devoll vijon operacioni për gjetjen e trupit të katërt.
Burime zyrtare konfirmuan se 2 viktimat e para të gjetur janë Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari,
ndërsa vetëm disa orë më pas forcat RENEA, gjetën trupin e pajetë të viktimës së tretë, identiteti i të cilit nuk dihet.
Trupat e Petrit Ahmetit dhe Behar Senkollarit u gjetën rreth 20 kilometra larg vendit, ku furgoni me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Devoll.
Identifikimi i dy viktimave u bë i mundur nga familjarët me anë të rrobave që mbanin veshur, pasi trupat kanë pësuar dëmtime të rënda.
Trupat e pajetë janë dërguar për në morgun e Spitalit të Gramshit ku do t'i nënshtrohen ekspertizës.
Ndërkaq forcat e policisë së Gramshit dhe ata RENEA, vazhdojnë operacionin e kërkimit.