E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granata për tokën, dosja vjen tek Krimet e rënda

 I pandehuri Solli Lika do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda
TIRANË- Prokuroria e Lushnjës, pas hetimit dymujor vendosi t’i delegojë dosjen hetimore Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të pandehurin Solli Lika, i cili sulmoi me granatë fqinjin e tij në nëntor të vitit të kaluar. Prokurorët e kanë cilësuar si dosje të përfunduar në aspektin hetimor dhe kanë vendosur t’ia dorëzojnë për gjykim Krimeve të Rënda. Pas hedhjes në short, çështja i ka rënë për gjykim Gurali Brahimllarit. Sipas kërkesës për gjykim, i pandehuri Solli Lika dhe fqinji i tij, Sokrat Llupa ishin zënë prej kohësh për një rrip tokë, që ishte afër shtëpive të tyre të banimit, me sipërfaqe 200 metra katrorë. Konflikti për tokën në fshatin Rrupëz të Lushnjës ka çuar në debate të vazhdueshme mes dy familjeve, të cilat u rënduan më 14 nëntor 2007, me plagosjen e Sokrat Llupos dhe dëmtimin e rëndë të banesës së tij. Sipas akuzës, ka qenë ora rreth 02:30 të mëngjesit, kur është dëgjuar një shpërthim i fortë. Në banesën e 59-vjeçarit Sokrat Llupa janë hedhur dy granata. Shpërthimi ka ndodhur në mes të fshatit me më shumë se 2000 banorë, që është vetëm 12 kilometra larg nga qyteti i Lushnjës. Nga shpërthimi i granatave është plagosur në këmbë e në trup 59-vjeçari Sokrat Llupa, i cili ka marrë mjekime në spitalin e Lushnjës, si dhe ka pësuar dëmtime në xhama dhe dyer banesa e tij njëkatëshe. “Familjet Llupa dhe Lika nga fshati Rrupëz me banesa shumë pranë njëra-tjetrës kanë debatuar gjatë për këtë sipërfaqe toke, e cila do të përdorej si tokë për ndërtim banese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›