E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në zgjedhjet e

Dënohet në mungesë pas 11 vjetësh Ded Stragu. Vrau kryetarin e qendrës së votimit dhe anëtarin
TIRANË- Burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në zgjedhjet parlamentare të 6 korrikut 1997,
11 vjet pas krimit. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar dje autorin në mungesë, për vrasjen e kryetarit të qendrës së votimit dhe një anëtari, ngjarje kjo e ndodhur në komunën Pult të Shkodrës. Sipas vendimit të djeshëm, të dhënë nga togat e zeza të kësaj gjykate, hetimi gjyqësor zgjati prej më shumë se dy vitesh, ku para gjykatës u sollën prova materiale dhe dëshmi okulare nga pjesëtarët e familjeve të viktimave, që u vranë për shkak të vulës së qendrës së votimit. “Anëtarët e trupit gjykues, pas shqyrtimit gjyqësor të çështjes me të pandehur Ded Stragun, arritën në përfundim se i pandehuri është fajtor për vrasjen e shtetasve Gjon Boka, me detyrë kryetar i qendrës së votimit dhe Gjelosh Fierza, anëtar i qendrës së votimit. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur Ndue Stragu dhe polici që vrojtonte zgjedhjet, Nikolin Shpati”-thuhet në vendimin e pesëshes gjykuese, të kryesuar nga Liljana Baku. Konflikti ka filluar për vulën e qendrës së votimit, ku i pandehuri kërkonte të mos fillonte votimi pa ardhjen e nënkryetarit të kësaj qendre. Pas debateve mes tyre, i pandehuri është larguar, ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të Gjon Bokës, duke e lënë të vdekur. Plumbat e automatikutkanë goditur edhe anëtarin e Komisionit të Votimit, Gjelosh Fierzën, i cili vdiq më pas në spital. Vetëm pak ditë më parë, prokurori i çështjes, Përparim Kulluri, kërkoi nga gjykata dënimin me burgim të përjetshëm të autorit, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur këtu e 11 vjet më parë. Sipas vendimit, fajësia e Dedë Stragut provohet jo vetëm nga thëniet e viktimës Gjelosh Fierza, i cili gjatë transportimit në spital ka shqiptuar se: “na vrau Ded Stragu”, por edhe nga prova të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›