E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grand Slam Djokovic kualifikohet ne raundin e trete

Novak Djokoviç vazhdon rrugën drejt objektivit për të fituar për herë të parë titullin kampion në “Roland Garros”, duke u kualfikuar për në raundin e tretë të turneun francez Grand Slam.

Numri dy i botës në tenisin për meshkuj mundi në tre sete rumunin Victor Hanescu. Ky i fundit humbi dy setet e para me me shifrat (6-4, 6-1), ndërsa u tërhoq në setin e tretë si pasojë e një dëmtimi kur kryesonte 2-3 me gejme.

Kjo është fitorja e 39-të radhazi për Djokovic që nga fillimi i vitit, ndërsa në raundin tjetër tenisti serb do të përballet në një sfidë të vështirë kundër argjentinasit Juan Martin Del Potro.  Vazhdon suksesin edhe Roger Federer, i cili ka mundur lehtësisht 3-0 me sete francezin Maxime Teixeira, duke siguruar një vend në raundin tjetër të një prej katër turneve Grand Slam të vitit që po zhvillohet në Paris.

Asnjë suprizë edhe në “Roland Garros” për femra, ku numri një i renditjes botërore Caroline Wozniacki u kualifikua në turin e tretë pas fitores 2-0 me sete (6-3, 7-6) ndaj tenistes kanadeze Aleksandra Wozniak. I njëjti sukses edhe për kampionen në fuqi Francesca Schiavone, e cila mundi lehtësisht Vesna Dolonts.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›