E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Mlladic. Boris Tadic konfirmon lajmin

 16 vjet pas masakres së Srebrenices policia serbe arreston Ratko Mlladic, gjeneralin e akuzuar nga gjykata ndërkombëtare në Hagë për genocide dhe krime kundër njerëzimit  "I shumëkërkuari Ratko Mlladic është arrestuar. Kapja e Mlladic  është rezultat i një bashkëpunimi frytdhënës të forcave të sigurisë dhe punës së të tjerë personave të përfshirë në këtë operacion. Sot mbyllim një faqe të errët të historisë sonë që i hap rrugën pajtimit në  rajon” tha presidenti serb Boris Tadic. (UPDATE)

Konferenca e pazakontë e presidentit serb Boris Tadic në gjuhën angleze në ditën kur në Beograd mbërrin dhe shefja e diplomacisë europianë baronesha Catherine Ashton  sinjalizon një aderim të shpejtë të Beogradit në Unionin Europian. 

Kapja e të shumëkërtkuarit vjen në fakt një ditë pasi u publikuan në shtyp pjesë nga raporti i kryeprokurorit të Hagës Serge Brammertz ku hapat e Serbisë për kapjen e Goran Hadzic e Ratko Mladic cilësoheshin si të pamjaftueshëm. 

Arrestimi i ish- gjeneralit ndodhi në fshatin Lazarevo në afërsi të  Zrenjanin rreth 80 km në verilindje të Beogradit ku ai fshihej nën emrin e Milorad Komadic. Operacioni sekret u ndërmorr pas disa sinjalizimeve se Komadić "mbarte disa shenja identifikuese të Ratko Mladić  e fizikisht  ishte mjaft i ngjashmë me të". 

Në kërkim që nga 1995, Ratko Mladic, 69- vjeç është një ndër të akuzuarit kryesorë për masakrën se Srebrenicës, më të rëndën në Europë që pas luftës së dytë botërore gjatë së cilës u ekzekutuan 8 mijë  civilë muslimanë. Ai shihet dhe si një prej orkestruesve kryesorë të pushtimit të Sarajevës ku viktimat në civilë ishin 12 mijë. Megjithë shpërblimin prej 10 milion eurosh për kokën e tij Mlladic dyshohej se strehohej ne Serbi ku shihet si hero dhe mbrojtës i të drejtave të serbëve.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e enjte , 26 maj 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›