E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e Kosovës letër Ban Ki-moonit, kërkojnë dorëheqjen e Vuk Jeremiqit

Rrjeti i Grupit të Grave i kanë shkruar sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon duke i kërkuar që t’i kërkojë Vuk Jeremiqit të japë dorëheqje nga posti i tij si president i Asamblesë së Përgjithshme dhe të kërkojë falje.

Në këtë letër shkruhen edhe arsyet përse ato reagojnë kundër këtij himni: “Gruaja e dinte se dhunimet do të fillojnë kur e lëshuan këngën “Mars na Drinu (Marshi në Drin)” me altoparlant në xhaminë kryesore. Derisa luante “Mars na Drinu”, grave iu është urdhëruar për tu zhveshur dhe kështu ushtarët hynin nëpër shtëpi për ti marrë ato që ata donin. Mosha e femrave që ata i morrën ishte nga 12-60 vjeçare. Shumë shpesh ushtarët kërkonin kombinime nënë dhe bijë. Shumë prej grave edhe u rrahën rëndë gjatë dhunimeve”

Sipas kësaj letre, Jeremiqi e ka keqpërdorur pozitën e tij, duke e lejuar interpretimin e "Mars na Drinu (Marshi në Drin)" në hapësirat zyrtare të Kombeve të Bashkuara, në një pritje zyrtare organizuar nga ai më 14 Janar 2013.

“Ndoshta Z. Jeremiç besonte se bota nuk do të shoh përmes mbuleses së hollë të shfaqjes së tij publike të nacionalizmit. Mbështetur nga kujtimet e venitura të krimeve të kryera nga zyrtarët sërb (shumica e të cilëve asnjëherë nuk janë përballur me drejtësinë), dhe nga njohuritë e pamjaftueshme të ndërkombëtarëve mbi krimet e kryera nga Serbia ndaj mijëra civilëve të pafajshëm në Bosnjë dhe në Kosovë, ai ndoshta beson se mund të vazhdojë të kryej një agjendë nacionaliste sërbe duke e eksportuar atë në sallat e OKB-së, si President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›