“Gratë e vajzat, fuqia e PS”, Rama: Në 11 maj shënojmë një fitore të thellë, për ta çuar Shqipërinë në Europë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Rama në fjalën e tij theksoi se ato janë forca më e madhe e PS që do ti japin një tjetër shtysë integrimit.
“Këto zgjedhje nuk janë njësoj. Në këto zgjedhje, ne qytetarët do të bëjmë një takim me historinë tonë. Sepse fati ynë e ka dashur që ne të gjendemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur në raport me fatin evropian të shqiptarëve. Bashkimi Evropian nuk e ka gjithmonë derën hapur, ndaj ne duhet të veprojmë”, tha Rama.
Rama tha se falë PS-së sot qytetarët që u goditën nga tërmeti dhe humbën banesta, janë me shtëpi të reja.
“Nëse nuk do ishim ne në qeveri, popr këneta me Bufin, sot harrojini që do kishit marrë shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne në qeveri, do të ishte këneta me Bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë pavion spitali, imagjinoni se çfarë do të bëhej me Covidin. Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por imagjinoni në një periudhë kur u godit i gjithë sistemi i furnizimit me energji, ne bëmë atë që jo vetëm që nuk rritëm çmimin, por kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi vend që ulëm çmimin e energjisë me 10.5%. ja ku është Durrësi i cili sot është një kantier që vazhdon e vazhdon me projekte”, u shpreh ai.
Kryesocialisti vuri në dukje se socialistët do të shënojnë një fitore të thellë në 11 maj.
“U fol këtu për mandate. Po të jetë puna për mandatin e tetë, ne e dimë shumë mirë se si mandatin e tetë si 71-72, 73 i marrim duke qenë atë që bëjmë gjithmonë, shumë punë por nuk na e marrin dot. Çështja është se ne na duhet diçka më shumë, jo për mua. Ne na duhet diçka më shumë për të patur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekondë. Negociatat janë diskutime, dakordësi dhe kur bëhet dakordësia për të bërë këtë, e ne themi do i bëjmë, ato duhen në proces, kalojnë në qeveri, duhen vota në parlament, duhet shpejtësi”, deklaroi kryesocialisti.
Kryeministri u ndal edhe tek turizmi, ku u shpreh se një milion italianë, vitin e kaluar, kanë ardhur të bëjnë pushime në Shqipëri.
/vizionplus.tv