E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat/ Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gratë në Shqipëri kanë një jetëgjatësi mesatare prej 82.5 vitesh, rreth katër vite më shumë se burrat.

Të dhënat tregojnë gjithashtu dallime rajonale brenda vendit. Jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare regjistrohet në zonat jugore dhe ato qendrore, ndërsa më e ulëta në veri. Në zonat jugore jetëgjatësia arrin në 80.77 vite, ndërsa në zonat qendrore është shumë pranë këtij niveli, me 80.74 vite. Në veri ajo është më e ulët, rreth 79.2 vite.

Në nivel europian, jetëgjatësia pësoi rënie gjatë viteve të pandemisë COVID-19, duke zbritur në 80.4 vite në vitin 2020 dhe në 80.1 vite në vitin 2021. Megjithatë, sipas Eurostat, ajo është rikuperuar dhe tashmë ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019, kur ishte 81.3 vite.

Në nivel rajonal në Europë, katër rajone kanë arritur një jetëgjatësi prej 85 vite ose më shumë: rajoni i Madridit në Spanjë me 85.7 vite, rajonet italiane të Trentos dhe Bolzanos, si dhe rajoni i Stokholmit në Suedi, të cilat regjistrojnë rreth 85 vite jetëgjatësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›