E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia merr vendimin, ja kur zgjidhet kryetari i ri i PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë një sërë vendimesh sa i përket riorganizimit të saj sot, 16 mars. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu u vendos që më 23 maj të zgjidhet kryetari i partisë.

Dy javë më vonë, më konkretisht më 6 qershor, është vendosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Kryesia ka vendosur si afat përfundimtar 30 prillin për zgjedhjen e kryesive të degëve të partisë.

Kujtojmë se deri më tani kryetari i partisë, Sali Berisha, e ka bërë publike që vetë do të jetë një nga kandidatët që do të garojë përsëri për postin e drejtuesit.

Njëkohësisht demokratët do të ngrenë një grup pune, i cili do të shërbejë për të miratuar disa ndryshime statutore.

LEXO EDHE: “Neni 46, i qartë dhe i sanksionuar”/ Salianji reagon pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Çdo veprim që imiton modelin e Ramës, uzurpim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›