"Grate ne politike, nuk zbatohet ligji"
Partite politike nuk e kane zbatuar ligjin per barazine gjinore. Kuota 30% e perfshirjes se grave ne politikat vendimmarrese, e ne vecanti ne Parlament nuk eshte zbatuar sic duhet nga vete subjektet politike. Kjo ka qene deklarata e drejtoreshes se Politikave te Shanseve te Barabarta, Ana Xheka, e cila tha se pavaresisht se numri i femrave ne Parlament eshte dyfishuar, kuota e 30% nuk eshte plotesuar. "Kuota e 30% nuk eshte arritur dhe ky eshte nje fakt publik. Duke marre ne analize situaten duhet marre parasysh situaten, nga momenti qe ligji u vendos deri ne momentin e pragzgjedhjeve elektorale 2009. Jashte kontekstit politik, secila nga partite politike ka pasur mundesine qe perpos deklaratave opozitare apo pozitare ne listat respektive zgjedhore, te vendoste sa me shume gra ne pozicionin qe duhej dhe do ta kishte arritur",-tha Xheka.