Dule-Topallit: Ofroni kompromis per PS
Deputeti i vetem i opozites qe merr pjese ne Kuvend, Vangjel Dule, kerkoi dje nga qeveria dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, qe te ndermarrin nje nisme per kompromis me opoziten. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Dule, tha se partite e medha politike duhet te gjejne gjuhen e perbashket te dialogut. "Cdo dite qe kalon, eshte me kosto te madhe kur dihet se Samiti i Dhjetorit, do te jete vendimtar per anetaresimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian. Ndaj nje ore e me pare, ju duhet t'i ofroni kompromis opozites dhe te bashkepunoni per ceshtjet e integrimit",-tha Dule. Sipas tij, kostoja me e madhe ne kete proces i bie qeverise ne pushtet dhe kjo eshte arsyeja qe ajo duhet te ndermarre nismen per kompromis me opoziten. Por sipas kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, eshte opozita socialiste ajo e cila nuk pranon kompromis. Sipas saj, mazhoranca dhe Kuvendi vazhdojne t'i bejne thirrje deputeteve socialiste qe t'i rikthehen ne seancat plenare. "Sigurisht qe ti je nje deputet qe e njeh ligjin dhe e di shume mire se partia nuk mund te jete mbi gjithcka, nuk mund te jete partia shtet. Ne i kemi thene opozites, se cdo gje qe e lejon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, te urdheroje, ta kerkoje dhe ne do ta pranojme", u shpreh Topalli. Sipas kryetares, eshte e vertete se Kuvendi ka ne axhenden e tij shume ligje te rendesishme, te cilat kane nevojen e domosdoshme te opozites. Prej kohes Kryetarja Topalli dhe kreret e mazhorances, po i bejne thirrje te vazhdueshme deputetet e opozites qe te vijne ne Kuvend, por pa rezultat. Nderkohe qe gjate diskutimit te lire, opozita u kritika ashper per bojkotin e vazhdueshem te Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Deputeti demokrat, Ardian Kollozi, tha se opozita duhet t'i kishte lene pas reminishencat e saj dhe t'i kthehej punes ne Kuvend. "Opozita duhet te jete e pranishme ne seanca plenare per realizimin e objektivave madhore te vendit, sic eshte integrimi ne Bashkimin Evropian, apo liberalizimi i vizave. Socialistet duhet te vijne ne Kuvend edhe per te permbushur vullnetin e popullit qe i votoi ne 28 qershor",-tha Kollozi. Prej me shume se dy muajsh, deputetet socialiste nuk pranojne te marrin pjese as ne seanca plenare dhe as ne mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ne emer te votes se lire, socialistet kerkojne hapjen e kutive te votimit. Si nje nder kushtet kryesore qe sipas tyre, duhet te plotesoje mazhoranca ne pushtet. Nderkohe te majtet, vijojne protestat e tyre masive ne qytetet kryesore te vendit, duke kerkuar hapjen e kutive te votimit.