E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë socialiste, dhurata dhe ndihma për familjet e Gërdecit

oltaGratë socialiste të Forumit të Gruas Socialiste, kanë shpërndarë ditën e fundit të vitit, dhurata dhe ndihma ushqimore për disa nga familjarët e viktimave të Gërdecit, që ndodhen në vështirësi ekonomike.

Të kryesuara nga Olta Xhaçka, kryetare e këtij forumi, ato janë ndalur fillimisht në familjen e Zamira Durdës, e cila prej 5 vjetësh endet dyerve të gjykatës, duke kërkuar drejtësi për personat që shkaktuan vdekjen e djalit të saj të vogël.

Më pas, gratë socialiste kanë shpërndarë ndihma në familjen e Tushe Osmanit, e cila pak javë më parë u vetëvra, duke mos e përballuar dot stresin e humbjes së të bijës në tragjedinë e Gërdecit.

Gjatë fjalës së saj, Olta Xhaçka është shprehur se me dhuratat e shpërndara në disa prej familjeve të Gërdecit, ato kanë synuar që të zbusin sadopak jo vetëm gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, por edhe gjendjen e rënduar shpirtërore të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›