E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet kulmojnë ditën e fundit të vitit

cmimetNdonëse tregjet prej ditësh janë mbushur plot, shume familje i kane lëne pazaret për festat për ditën e fundit. Fluksi i larte ka sjelle dhe rritjen e çmimeve. Ne fakt, qe prej 25 dhjetorit, festes se Krishtlindjes e deri këtë te hëne, produktet kryesore te tryezës kane njohur vetëm rritje. Madje shtrenjtimit nuk i kane shpëtuar as artikuj qe zakonisht kane kosto me te ulet, për shembull 1 kile trangull është tregtuar me 350 leke, raporton Vizion Plus.

Edhe mbreti i tavolinës se ndërrimit te viteve, gjeli i detit, ka pësuar rritje te vazhdueshme. Tregtaret pohojnë se krahasuar me një vit me pare, janë me te pakte shqiptaret qe kane zgjedhur te blejnë këtë simbol te tryezës se festes. Kriza ekonomike duket se ka prekur edhe maninë e fishekzjarrëve, te cilat edhe pse janë tregtuar po njësoj, janë blere me pak këtë fundvit. Rritja e çmimeve jo vetëm tek fruta perimet por edhe tek produktet e tjera, ka qene e vijon te jete një problem qe mbetet pa zgjidhje çdo fundvit, megjithe masat e marra nga autoritetet vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›