E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë xheloze, peticion për shkarkimin e kamarieres

Gratë e qytetit të vogël italian, Cadelbosco Sopra, të shtyra nga xhelozia, kanë kërkuar heqjen nga puna të një kamariere 27-vjeçare. Sipas tyre, lokali ku punon kamarierja Loredana Popescu, është kthyer në një fole burrash.

27-vjeçarja është emigrante rumune dhe, përveç shërbimit të pijeve, edhe vallëzon me të brendshme në lokal, çka bën që lokali të jetë gjithmonë me njerëz.

Ajo është shprehur se gratë ndjehen xheloze për të, por ajo nuk mund ti pengojë burrat që të shkojnë në lokal për të parë atë, në vend që të shkojnë në shtëpi.

Pronari i lokalit është shprehur se nuk ka ndërmend që ta heqë nga puna rumunen, e cila i ka shtuar ndjeshëm punën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›