E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pasaporta do shënohet tani edhe gjinia e tretë

Australianët do kenë mundësinë e një zgjedhje të tretë kur të përshkruajnë gjininë e tyre në aplikimet për pasaportë. Siç raporton BBC, kjo është një lëvizje për të hequr diskriminimet.

Personat transgjender dhe ata me seks të dyshimtë do të kenë mundësi që të shënojnë gjininë e tyre si të papërcaktuar, që në pasaportë do shënohet me X.

Një senatore australiane, Louise Pratt, partneri i së cilës ka lindur femër dhe tani është mashkull, thotë se ky është një hap i madh përpara.

Ajo thotë se shumë shpesh njerëzit janë arrestuar në aeroport për shkak se pasaporta nuk reflekton atë që personi është në dukje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›