E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët e kalojnë natën jashtë

Atyre u ishtedhënë urdhër të evakuoheshin në kohën që zjarret të ushqyera nga erëra tëforta, shkatërruan për të tretën ditë, pjesë të mëdha të gjelbëra përrethkryeqytetit grek.

Megjithëse nukjanë dhënë ende njoftime për viktima një zyrtar i lartë i përshkroi zjarret njëkatastrofë ekologjike.

Ekipet zjarrfikësepërballen të hënën me një tjetër ditë të vështirë.

Që prej ditëssë shtunë kanë rënë më shumë se 80 zjarre dhe gjashtë prej tyre po digjen ende.

Disa pjesë tëperiferisë veriore të Athinës janë në pjesë të mëdha të braktisura, përveç senga ekipet e zjarrëfikësve, ushtrisë dhe policisë që janë ndeshur me zjarret qëprej ditës së shtunë.

Disa banorë nukpranuan evakuiimin dhe zgjodhën të luftonin me flakët me çfarëdo mjeti.

Ndryshimi idrejtimit të erës, i shpëtoi disa shtëpi në Ayos Stefanos, nga ku mijëra vetë ularguan ditën e djelë.

Në veri, qytetiMaratonë, ku ndodhen zona të rëndësishme arkeologjike, u rrethua nga flakët, kupjesët antike dhe muzeumi janë të kërcënuara.

Dhe ndërsazjarret nuk janë dëshmuar aq vdekjeprurëse se sa dy vjet më parë kur vdiqën mëshumë se 70 vetë, zyrtarët paralajmërojnë se flakët janë ende jashtëkontrollit.

start/bbc



                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›