E Diel, 1 Nëntor 2026

Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është shprehur se në SHBA ka një mbështetje dypartiake për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili do të përballet në 16 shtator me vendimin përfundimtar të Gjykatës Speciale në Hagë.

Reagimi i Grenell:

16 shtatori është njoftimi i Gjykatës së Hagës mbi vendimin në çështjen e Jack Smith kundër ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës gjatë rrugës për në Uashington DC për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Rastet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Ky rast në Evropë është i fundit që ai ka. Edhe demokratët nga Amerika dëshmuan në Hagë në emër të Thaçit duke thënë nën betim se pretendimet e Jack Smith ishin krejtësisht të rreme. Pra, ka mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith. Tani varet nga Haga, 16 shtatori. Qëndroni në kontakt…

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›