Marshi për liri, mijëra qytetarë në sheshin e Prishtinës

PRISHTINË, 12 shtator/ATSH/ Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen për marshin për liri që do të mbahet sot me fillim nga ora 14:00 për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, verdikti final ndaj të cilëve do të jepet më 16 shtator më fillim nga ora 10:00.
Tanimë në sheshet e Prishtinës shihet se kanë ardhur mijëra qytetarë.
/Kosovapress/