E Martë, 3 Nëntor 2026

Grenell shpërndan reagimin e Ramës ku e quan Specialen “tribunal i turpshëm” pasi s’e lejuan Thaçin në varrimin e të atit

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka ndarë të njëjtin qëndrim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili e cilësoi si “të tuprshme”, ndalimin nga Gjykata Speciale e Hagës të Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait Haxhi Thaçi.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, ka shkruar Rama në “X”, të hënën.

Grenell vazhdimisht ka kritikuar mënyrën sesi Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›