Spiropali: Mandati i katërt i PS-së, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; Manastirliu: Tirana, lokomotiva e fitores

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Bashkëdrejtuesja e Partisë Socialiste për Tiranën, Elisa Spiropali tha sot se në zgjedhjet e 11 majit, sfida jonë historike është mandati i katërt i PS-së për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në takimin që u zhvillua në Tiranë, me kandidatët e PS për qarkun e Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama, ajo vlerësoi punën e deputetëve aktualë, teksa tha se, “PS është një mjet për të transformuar Shqipërinë. Nga 2013 deri më sot kemi bërë ndryshime epokale që nga trefishimi i të ardhurave, rritja e pagave dhe rilindja e infrastrukturës rrugore, arsimore e në çdo drejtim të jetës”.
“Aspirata jonë është që në dy vitet e ardhshme ne mbyllim negociatat dhe brenda kësaj dekade të jemi pjesë e familjes europiane me të gjitha detyrimet dhe përfitimet që ka ky anëtarësim”, tha Spiropali.
Ajo vuri në dukje se, “përbërja e kësaj skuadre, kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, dhe kanë qenë aty gjithmonë për PS dhe qytetarët shqiptarë për t’iu përgjigjur jo vetëm thirrjes që kanë marrë me votë”.
“Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët. Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS”, u shpreh Spiropali.
“Jam shumë shpresëplotë për të rinjtë, ata që kanë kontribute por edhe për ata që kanë kuptuar që PS nuk është qëllim, por mjet për të arritur qëllime të larta, për ndryshimin e Shqipërisë”, tha Spiropali.
“Shpresojmë që brenda dy viteve të ardhshme të përmbyllim procesin e integrimit në BE. Kamza ka rilindur, ajo që më parë ishte një bastion i PD, por që nuk morën asgjë nga bashkia që e votonin”, vijoi ajo.
“Në bashkinë e Kavajës dua të përmend atë që nuk ka nevojë për prezantim, Pandeli Majkon ndërsa nuk dua të lë pa përmendur edhe të rinjtë që janë lindur e rritur në atë zonë. Kemi sfidën për t’i dhënë PS mandatin e 4 për të çuar Shqipërinë në BE. Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në dorë të tyre që as partinë e tyre nuk e trajtuar me dinjitet por iu sulën njëri tjetrit me qysqi dhe armë të ftohta në seli”, tha ajo.
Bashkëdrejtuesja politike e qarkut të Tiranës për PS, Ogerta Manastirliu, në takimin me kandidatët për deputetë të këtij qarku, tha se kombinimi i eksperiencës dhe energjisë së deputetëve dhe të të rinjve që i janë bashkuar skuadrës së PS, partia do të arrijë objektivat e saj ambiciozë.
“Kemi diskutuar me profesionistë, akademikë dhe pedagogë të universiteteve tona për të marrë opinionet për kandidatët tanë dhe për të vjelë nga ata sugjerimet të vlefshme për përfaqësinë që do të drejtonte garën në qarkun e Tiranës”, tha Manastirliu.
Ajo vlerësoi platformën “Deputeti që Duam” si mekanizmin që ka sjellë qasjen e më të mirëve për të kontribuar për komunitetin dhe vendin.
“Për Tiranën janë mbi 60 aplikantë nga kjo platformë që kanë shprehur në vijimësi dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës së Tiranës dhe një e tyre janë sot kandidatë, ndërsa të gjithë bashkë jemi pjesë e skuadrës që duam të kontribuojmë për vendin”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu, ka shprehur besimin e saj të plotë në ekipin që do të përfaqësojë PS-në në këtë garë elektorale. Ajo theksoi rëndësinë e fitores në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën si forcën shtytëse të Partisë Socialiste. “Kjo është punë në skuadër, mision i të tërëve, i strukturave tona, kandidatëve, një misionin historik që na bashkon, një mision patriotik për ta çuar Shqipërinë dhe për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian. Unë jam shumë entuziaste për ekipin tonë të Tiranës. Jam e bindur që do t’ia dalim të bëjmë një fitore historike dhe Tirana të jetë ashtu siç ka qenë gjithmonë, lokomotiva e Partisë Socialiste.”
“Qarku i Tiranës është zemra e Shqipërisë, e gjithë energjia e madhe e njerëzve të mrekullueshëm që meritojnë përfaqësuesit më dinjitoz, ku kombinimi i eksperiencë dhe të rinjve do të bëjë të arrijmë objektivat ambiciozë që i kemi vendosur vetes. Ne do t’ja dalim të bëjmë një fitore historike dhe Tirana të jetë lokomotiva e PS-së “, tha Manastirliu.
Kandidatët e Qarkut Tiranë të Partisë Socialiste
Lista e mbyllur
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erjon Malaj
Lista e hapur
Andi Seferaj
Anila Denaj
Antonela Dedej
Arben Pëllumbi
Blendi Gonxhe
Blendi Sulaj
Blerina Gjylameti
Edlira Dyrmishaj
Eldi Çepeli
Endrit Brahimllari
Entela Ramosaço
Erjon Braçe
Ermonela Felaj
Ervin Hoxha
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafa
Fatmir Xhafaj
Florian Pullazi
Glindxhet Madhi
Halil Koloshi
Halit Valteri
Julinda Dhame
Kejsi Elezi
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
Mirgit Vata
Olta Xhaçka
Ornaldo Rakipi
Pandeli Majko
Persida Shkrepa
Plarent Ndreca
Roy Bashaj
Silda Çepe
Sofika Lleshi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu
/a.f/