E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi: 12 të plagosur nga një aksident hekurudhor

Të paktën 12 persona janë lënduar sot , kur një tren pasagjerësh është përplasur në disa vagona, që janë shkëputur nga kompozimi tjetër në rajonin Lamia në Greqinë qendrore, bëri të ditur policia.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në një urë hekurudhore para agimit, kur treni ka udhëtuar nga Selaniku drejt Athinës është përplasur me vagonët, nga shkaqe tani për tani të panjohura janë shkëputur nga treni ngarkues që ka qenë në lëvizje para tij.

Hekurudhat në Greqi njoftuan se në mesin e të plagosurve është edhe drejtuesi i trenit i cili është në gjendje të rëndë kritike.

Policia i ka marrë dy drejtuesit e trenit ngarkues nga i cili janë shkëputur vagonët, duke i theksuar si fajtorë kryesor të aksidentit.

Qarkullimi hekurudhore është ndërprerë, ndërsa pasagjerët e trenit janë dërguar deri në destinacionet e tyre me autobus. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›