Greqi, Bollanorreh sërish policinqë vrau Aleksin
ATHINE-Damiano Bollano, shqiptari i arrestuar në Greqi për përfshirje në “Komplotin e celulave të zjarrit” dhe që është në pritje të gjykimit, përplaset për herë të dytë “kokë më kokë” në mjediset e burgut të Domaku, me policin grek Epaminondas Korkoneas.
Rasti i ka takuar të dy të burgosurit në burgun e Domaku, dhe takimi duket se asnjëherë nuk ka fund të bukur për Korkoneas, sepse ai për herë të dytë brenda dy muajve, u bë viktimë e rrahjes nga shqiptari.
Herën e parë, Bollano u thirr nga prokurori në burgun Domaku, ku deklaroi vetëm se "si një revolucionar anarkist, kishte një detyrë të kalbte në dru vrasësin e shokut të një ideali”.
Epaminonda Korkoneas u dënua si vrasësi i 15 vjecarit Aleksis Grigoropulos në dhjetor të vitit 2008 në lagjen Eksarkia të Athinës. Episodi në fjalë shkaktoi një valë revoltash në Greqi për disa muaj dhe në cdo përvjetor të 15 vjecarit, vazhdojnë të zhvillohen protesta.
(d.b/BalkanWeb)