Greqi, Papandreu:S’ka zgjedhjevazhdojmë punën
ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij angazhim për realizimin e projekteve të nisura.
Kryeministri bëri të qartë se "rruga është ende e gjatë dhe e vështirë dhe se do të ishte krim, nëse zërat që përhapin frikë dominojnë dhe ndalojnë përgjegjësinë tonë."
Në të njëjtën kohë, ai mohoi skenarët që flasin për zgjedhje të parakohshme dhe për reformim të qeverisë.
"Sot ajo që ne kemi nevojë është ndjenja e përgjegjësisë, angazhimit, durimit, bashkimit kombëtar dhe këmbënguljes në realizimin e planit për të dalë nga kriza, rritjen e prodhimit, rindërtimin social dhe politik të vendit", tha kryeministri.
"Ne shpëtuam vendin nga falimentimi dhe me Planin Kombëtar për Rindërtim Ekonomik e Social do ta nxjerrim nga kriza dhe do ta cojmë drejt zhvillimit dhe progresit" përfundoi Papandreu.
(m.a/BalkanWeb)