Greqi, Ermal Lita me antiplumb në gjykatë: Nuk e vrava unë 25 vjeçaren
35 vjeçari shqiptar Ermal Lita, ish i burgosur dhe i arratisur nga burgu i Trikalas në muajin mars, u dërgua sot në në gjykatë, pasi arrestimit të premten nga policia greke në Peristeri.
35 vjeçari u shoqërua në gjykatë i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.
Para trupit gjykues ai kërkoi falje duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 25 vjeçares greke Katerina Zogali gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, në rrugën Athinë-Thiva, në 30 mars të këtij viti.
Lita ka pranuar se ndodhej në makinën që po ndiqej nga policia, por u shpreh se kishte shtënë në ajër “për të trembur dhe jo për të vrarë vajzën”.
Sipas informacioneve, Lita nuk ka bashkëpunuar me autoritetet as gjatë marrjes së pyetjes në polici dhe as në gjykatë, duke qëndruar gojëmbyllur sa u përket të dhënave që i kërkohen për të arratisurit e tjerë nga burgu i Trikalas. Ai vetëm ka pohuar se të arratisurit janë fshehur në një shtëpi të braktisur në Mandra.
Ermal Lita u arrestua të premten, pasi së bashku me një shqiptar tjetër kreu një grabitje me armë në një supermarket në Peristeri. Kur një nga punonjësit e supermarketit shkeli butonin e alarmit, policia u vu në ndjekje të grabitësve, të cilët hodhën një granatë, që nuk u aktivizua. "Nuk doja që të vras policët, kështu që nuk e hoqa siguresën e granatës", ka pohuar Lita me anë të avokatit të tij, Saki Kehaioglu.
35 vjeçari shqiptar akuzohet për grabitje, arratisje, posedim armësh, tentativë vrasje të përsëritura.
Ermal Lita është pjesë e 11 të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas natën duke u gdhirë 23 marsi, pas shkëmbimit të zjarrit me rojet e burgut, nga ku mbetën të plagosur 2 policë. Disa ditë pas arratisjes, ai së bashku me 3 të tjerë shkëmbyen zjarr me policinë, dhe për pasojë mbeti e vrarë një vajzë greke 25 vjeç, e cila po kalonte aty me makinën e saj. Për këtë ngjarje kërkohen edhe 3 shqiptarë, Marian Kola, Ilir Kupe dhe Klement Çala.
Me arrestimin e Ermal Litës, shkon në 7 numri i të arratisurve shqiptarë, që ende kërkohen nga policia greke.