Shengjin mberrijne mushkonjat komuna pergatitet per te dezinfektuar zonen

Zyrtarisht ende nuk ka nisur sezoni turistik, por pushuesit ne plazhin e Shëngjinit kane mbërritur. Bashke me ta edhe insektet e mushkonjat. Kryetari i Komunës premton dezinfektim te zonës para se te nis fluksi.
Janë makthi i mbrëmjeve ne Shëngjin.
Asgjë nuk mund t’i prish mbrëmjet verore sesa pickimi nga mushkonjat.
Koloni insektesh, por kryesisht mushkonja, ne kohen e nxehte pushtojnë plazhin.
Kryekomunari i Shengjinit e ka nje zgjidhje te sakte por nuk mundet, për shkak të legjislacionit.
Nese largimi i tyre ndodh me dezinfektim, për pushuesit kjo do te thotë me tepër argetim e qetesi.
Per shkak se bregdeti i Shëngjinit është shume pranë lagunave, prezenca e mushkonjave ne plazh rritet ndjeshëm.
Kreu i Komunës jep një lajm te mire për pushuesit dhe banoret ne Shëngjin.
Sezoni turistik do dhe pak kohe te hapet zyrtarisht,por insektet kane nisur te shtohen.