Greqi, Gjykata e Lartë: Arben Frroku do të ekstradohet
Arben Frroku do të ekstradohet nga Greqia në Shqipëri.
Ky është vendimi që mori sot Gjykata e Lartë në Athinë, e cila në këtë mënyrë iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Drejtësisë shqiptare mbi ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë u njoh me dosjen ditë më parë, më 31 maj, pasi avokati grek i Frrokut apeloi vendimin e gjykatës së Selanikut, që urdhëronte ekstradimin e tij.
Gjykata e Lartë greke arsyeton se ekstradimi i të akuzuarit do të ndihmojë për zbardhjen e vrasjes së bujshme të 24 shkurtit në Tiranë.
Pas këtij vendimi, transferimi i Arben Frrokut në Shqipëri është vetëm çështje ditësh, por nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Arben Frroku u arrestua në Selanik natën duke u gdhirë 25 shkurti, disa orë pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj në Tiranë.
Frroku, i cili është edhe kandidat i partisë kristiandemokrate për zgjedhjet e 23 qershorit, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën dhe ka paraqitur alibitë e tij për kohën kur ndodhi vrasja. Ai ka deklaruar se arrestimi i tij është bërë për motive politike.