Cocciante në Tiranë: 'Arti s’duhet të njohë kufij'. Do dekorohet nga Presidenti
TIRANE- Elhaida Dani dhe kantautori italian Riccardo Cocciante, trajneri që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares fituese në "Voice of Italy", mbërritën sot në Tiranë.
“Është hera e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Dhe mbi të gjitha që kam bashkëpunuar për të bërë diçka për artin ndërmjet dy vendeve tona. Që në fillim kam menduar që arti s’duhet të njohë kufij, por kjo u konfirmua edhe njëherë tjetër pikërisht në këtë spektakël, pasi italianët janë treguar të hapur duke vlerësuar me çmim një këngëtare të talentuar, por që nuk është italiane. Prandaj ky për mua është një çmim i dyfishtë, dhe kjo demonstron edhe njëherë që arti s’duhet të vuajë nga nacionalizmat”, ishin përshtypjet e para të këngëtarit ne një prononcim për gazetarët më Rinas.
Cocciante u shpreh i suprimuar nga popullariteti që ai kishte në Shqipëri me këngën “Margherita”
“Elhaida këndonte shumë mire dhe prandaj u ktheva menjëherë, por sipas meje të jesh këngëtar duhet të kesh një teknikë të mirë, pra të përdorësh mirë zërin. Por ka nevoje edhe për disa karakteristika të tjera, le të themi duke përdorur mendjen, pasi në art nuk thuhet asgjë nëse ajo që mendojmë nuk përdoret me instrumentet që kemi në dispozicion. Nuk dija që isha kaq i famshëm këtu. Dija diçka, por jo shumë. Për këngën “Margherita” s’e dija që ishte kaq i fortë si mit, më bëhet shumë qejfi kuptohet, pasi e kam kompozuar e kam kënduar, dhe është bukur të mësosh që një popull është kaq pranë këtij lloj arti”, përfundoi këngëtari.
VIZITA
Me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Z.Sali Berisha, është ftuar për një vizitë zyrtare kantautori i mirënjohur Italian Z.Ricardo Cocciante, emblemë e muzikës së sotme italiane, mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy'.
Kjo vizitë organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim dhe ndjeshmëri të pazakontë, performancën e saj në rritje.
Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë në Tiranë nesër më datë 7 qershor, ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Në ambjentet e institucionit ai do të takohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Visar Zhiti, ku do të organizohet dhe një konferencë për shtyp.
Ditën e shtunë date 8 qershor në mjediset e Presidencës Kantautori do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqiperisë.
Këngëtarja e talentuar shkodrane Elhaida Dani ka arritur të dalë e para në spektaklin “The Voice of Italy’. Elhaida arriti të marrë plot 71.7 për qind të votave të publikut pas performacave të shkëlqyera që ajo paraqiti gjatë mbrëmjes finale.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Cocciante në Tiranë: 'Arti s’duhet të njohë kufij'. Do dekorohet nga Presidenti