E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Keri nenshkruan me klubin e Iraklis

Nje tjeter talent shqiptar nenshkruan me nje skuader te kampionatit helen.

Behet fjale per 18 vjecarin Florenc Keri me origjine nga Berati, i cili do luaje per ngjyrat e faneles se Iraklisit, skuader e divizionit te pare.

Sipas mediave greke, lojtari qe figuron ne listen e Beses, do ta vazhdoje karrieren me Iraklisin. Para disa muajsh u perfol nje kontrate e mundshme e te riut me skuadren gjermane Bayern Munchen, por gjithcka rezultoi e pavertete.

Ne te shkuaren, me skuadren greke te Iraklisit jane aktivizuar edhe lojtare te tjere shqiptare si; Kushta, Millo, Haxhi, Murati, Fortuzi, Lila e Kraja, ndersa aktualisht, portieri i trete eshte Enea Koliqi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›