Greqi Shpresa dhe urime ne sfondin trishtues te krizes

Vetem 200.000 euro akordoi Bashkia e Athines per dekorin dhe aktivitetet festive te ketij fundviti aq sa vitet e tjera kushtonte vetem stolisja e pemes se Vitit te Ri ne sheshin Sintagma. Por kriza e thelle qe vazhdon te telendise Greqine e ka lene penelaten e saj te trishtueshme jo vetem mbi dekorin e vaket festiv te fundvitit. E papune per fat te keq e papune qe ne korrik i thote DW-se Maria Kostarellu tek sodiste vitrinen e dyqanit te kepuceve ne kryqezimin e rrugeve Asklipiu dhe Panepistimiu. Por brenda nuk hynte. shte zakoni i perftuar me krizen kur xhiroja neper dyqane ka rene 40 ne krahasim me vitin e kaluar. Rruga e kalldremte Ermu me dyqanet luksoze me lumin e njerezve qe kryesisht shetisin dhe pak blejne ngjan me teper me nje shetitore shqiptare te kohes se monizmit se sa me nje rruge tregtare.
Pa endrra te medha dhe me urimin per nje pune
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto nga e majta Isidora Multo Alesia Gjymshana dhe babai i Alesias Adrian GjymshanaPune e krizes jo thjesht e zakonit festiv eshte edhe numri i shtuar sivjet i vogelusheve shqiptare qe dolen rrugeve per kolendrat per te mbushur kumbarane e tyre. Por pa bereqetin e viteve te tjera. Me pak para sepse ka krize thote nxenesja Alesia Gjymshana urimi i se ciles percjell shqetesimin e gjithe moshatareve te saj Te marri babi pune thote Alesia me veshtiresine e njohur gjuhesore te femijve te emigracionit. Uroj qe te shkojme ne nje vend me te mire dhe te kemi leke thote shoqja e saj Isidora Multo qe do nje pune me te mire per prinderit e saj pasi jane intelektuale dhe punojne si furrtare. Te veshura mire dhe me nje greqishte brilante u tradhtuan si shqiptare nga shoqeruesi i tyre qe i ndiqte ne distance babai i Alesies Adrian Gjymshana qe afrohet dhe hyn ne bisede. Qe nga muaji korrik e deri tani nuk kam bere asnje dite pune. Jemi vetem me nje rroge 800 euro te gruas kam dy femije paguaj kurset qirane e shtepise. Nuk ia dilet shume veshtire thote ndertuesi i papune Gjymshana qe e sheh nderkohe te veshtire kthimin ne vendlindje se aty duhet filluar gjithcka nga e para. Nuk ben sic thote endrra te medha dhe urimi i tij per Vitin e Ri eshte i thjeshte dhe jetesor Te hapen vende pune dhe shteti te bej dicka per ne qe jemi ketej.
Mirekuptim per krizen dhe pezmatim per burokracine
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Jani BobiMe sinqeritet u uroj gjithe shqiptareve kudo qe jane ne cdo cep te botes te kene sa me shume te ardhura te kene shendet dhe lumturi ne familje eshte urimi i Jani Bobit nga Lazarati babait te tri vajzave dhe te vetmit krah pune ne familje qe kaloi nje vit shume te veshtire. Krenar per kontributin e bashkatdhetareve te tij qe me punen e tyre treguan vlerat e kombit por edhe mirenjohes per mikpritjen e vendasve Jani sikur tregon mirekuptim per krizen qe e cileson gjitheperfshirese. Por jo edhe per burokracine qe pas kaq vitesh qe ne vitin 1996 qe zbriti nga rreza e Malit te Gjere ne token helene i nxjerr vajzen 24-vjecare si te paligjshme per shkak te mossigurimit te pullave te siguracionit. Nje burokraci qe nuk ka te shoqe i rrezoi dokumentet vajzes vetem dhe vetem se nuk siguroi numrin e ensimave thote Jani me pezmatim qe pagoi kot avokatin 800 euro dhe tani pervit nga 150 euro per rinovimin e kartes.
Problemi me i madh eshte e ardhmja e femijve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Mimoza QeramaI mbrapshte ishte edhe per Mimoza Qeramen viti 2011 qe i nxori dy vajzat nga puna dhe e la vetem me te ardhuren e saj prej 600 eurosh nga puna si kamariere ne hotel. I duhet te paguaje edhe kredine e shtepise qe per fat te mire ia ulen per nje vit e gjysem se ishte 650 euro ne muaj sa te gjejne vajzat pune. Por une kam pak shpresa nuk ka pune nuk rregullohet lehte tani Greqia kur bizneset mbyllen njeri pas tjetrit. Per mua problemi me i madh eshte e ardhmja e femijve thote Mimoza me nje ndjenje te perzier pesimizmi por edhe optimizmi per vitin 2012 E shoh qe edhe viti 2012 do te jete nje vit shume i varfer por shpresoj qe te jete nje vit i mbare per gjithe imigrantet shqiptare qe duhet te jene pak optimiste dhe te presin vetem nga vetvetja nga duart e tyre.
Imigrantet kthehen per te riprovuar fatin ne atdhe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Artur BibeMe kete optimizem qofte edhe te pakte mijera imigrante marrin perdite kete fundvit rrugen e kthimit ne atdhe nje pjese me bileta one way dhe mendimin se nje dere mbyllet nje tjeter hapet ose me sakte rihapet ne vendlindje. Fluksi perseri eshte i madh por sivjet ka nje ndryshim nje pjese e pret bileten per te mos u kthyer me thote gazetari i imigracionit Kujtim Vani kur media vendase flet per 20 imigrante shqiptare te riatdhesuar per shkak te krizes. Ikin dhe kthehen ndoshta dhe te zhgenjyer nga Shqiperia mendon pronari i kompanise se transportit Top line Athine-Tirane Artur Bibe i cili e konsideron mit kthimin masiv te shqiptareve kur pese autobusat e tij shkojne dhe kthehen plot dhe nuk ka nje statistike te sakte. Transporti sipas tij lulezon si shans i krizes.
Imigrantet duhet te jene pjese e optimizmit per kapercimin e krizes
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Vasil LlajoProblemi nuk eshte te zesh fundin por mos te te veje poshte fundi thote doktor Vasil Llajo i cili uron qe imigrantet te behen pjese e optimizmit per kapercimin e krizes. Zgjidhjet nuk jane kolektive qe te presesh nga shoqeria apo nga politika nga punedhenesi apo sipermarresi. Zgjidhjet jane individuale dhe ketu duket vlera e gjithesecilit thote administratori njekohesisht i klinikes laboratorike Intermedica ne Tirane. Nje realizem egoist por qe e ben me te rrokshem urimin per nje Vit te Ri te mbare.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Esat Ahmeti