E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venzuelë, digjet autoboti, 13 të vdekur

Një autobot nafte është përplasur në Venezuelë, duke shpërthyer dhe duke përfshirë në flakë shtatë makina dhe një autobus.

Të paktën 13 vetë mbetën të vrarë nga aksidenti i cili ndodhi në një rrugë të kryeqytetit Caracas, ndërsa bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka arritur në 16.

Punëtorët e shpëtimit nxorrën trupat e karbonizuar nga automjetet e djegura.

Autoboti është raportuar të jetë përmbysur pasi shoferi humbi kontrollin, më pas zjarri ka filluar pas derdhjes së naftës.

Kordinatori i departamentit të zjarrit të Karakasit, Ëilliam Martinez tha se përplasja shkaktoi një lumë karburanti përgjatë autostradës Pan-Amerikane në Caracas.

Radioja kombëtare e Venezuleës tha se flakët ishin aq intensive sa që shkurret pranë rrugës morrën flakë, por dhe shtëpitë aty pranë u kërcënuan përpara se zjatti të vihej nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›