Greqi, Venizelos takon shefen e FMN-së. Trojka kthehet në Athinë
ATHINE- Ministri grek i financave Evangelos Venizelos pati mbrëmë në Uashington një takim me drejtoreshën e përgjithshme të FMN, Christine Lagarde.
Një përfaqësues i FMN tha pas takimit se "shefja e përgjithshme Lagarde dhe ministri i Financave Venizelos diskutuan kushtet në të cilat misioni i FMN do të kthehet, ndoshta ditët e ardhshme në Athinë". Shefja e FMN Christine Lagarde kërkoi mbrëmë siguri nga Athina se masat e marra nga qeveria do të zbatohen, kusht ky që ekipi i Trojkës të ndalojë së shpejti në Athinë.
Vetë ministri Venizelos tha se "masat e vështira dhe të ashpra të vendosura nga qeveria kanë krijuar një përshtypje shumë pozitive, sepse të gjithë janë të bindur që Greqia është në dijeni të situatës dhe kërkon të dalë nga ky rreth vicioz".
“Pasi kemi diskutuar më parë si të arrijmë objektivat e buxhetit në 2011 dhe 2012, me ardhjen e Trojkës ditët e ardhshme në Athinë, do të konkludojmë debatin për dy vitet e ardhshme, 2013 dhe 2014”, sqaroi Venizelos.
Edhe pse pranoi se vendi i tij po provon një krizë shumë të rëndë dhe se qytetarët po hasin vështirësi të mëdha, Venizelos u shpreh optimist se situata do të kapërcehet. “Në Uashington ishte një klimë shumë më e mirë se ajo që ekzistonte në Poloni disa ditë më parë. Të gjithë aktorët të mëdhenj në ekonominë ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të vendeve të tjera si për shembull ministri i financave të Indisë ose Guvernatori i Bankës së Kinës, e kuptojnë se sa e nevojshme është të veprojnë të gjithë bashkë për të ndihmuar Greqinë anëtare të eurozonës dhe për të ndaluar riciklimin e mundshëm të krizës", tha Venizelos.
Duke folur në ditën e fundit të takimit vjetor të anëtarëve të FMN-së, Lagarde tha se "në qoftë se grekët nuk duan këshillat tona, ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta." Kreu i menaxhimit Evropian të FMN-së, Antonio Borges, nga ana e tij tha se "nëse grekët bëjnë atë që bëjnë duhet, nuk do të falimentimentojnë."
Pas shpalljes së masave të reja, zëdhënësi i Komisionit Europian tha se tani duhet të ketë një shqyrtim të hollësishëm të këtyre komunikimeve, të cilat duhet të konkludojnë me kthimin e trojkës në Athinë, në fillim të javës. Ndërkaq në Greqi reagimet popullore nuk ndalen. Greva të tjera janë parashikuar për këtë javë, ndër të cilat ajo e taksistëve në datat 27 dhe 28 shtator, ndërsa dy greva të përgjithshme, në 5 dhe 19 tetor.
(m.a/BalkanWeb)