Obama: Kriza në Evropë po ndihet në mbarë botën

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se kriza financiare në Evropë po frikëson botën. Ai tha se udhëheqësit evropian kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur për të trajtuar situatën.
Gjatë një fushate elektorale në shtetet perëndimore amerikane, presidenti sugjeroi se ky dështim ka ndikuar në rimëkembjen e ekonomisë amerikane dhe ka shkaktuar probleme në mbarë botën.
Vendet evropiane, tha zoti Obama, nuk e kan marrë veten tërësisht nga kriza financiare e vitit 2007 apo trajtuar plotësisht “ të gjitha sfidat që përballej sistemi i tyre bankar”.
Duke folur para një audience në Kaliforni, zoti Obama përsëriti thirrjen ndaj Kongresit për të miratuar legjislacionin e tij për vendet e punës.