E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi aksident tragjik 5 te vdekur

Nje aksident tragjik ndodhi ne aksin Iraklio- Hania ne ishullin e Kretes.

Ngjarja ndodhi ne oret e vona te mbremjes te se dieles. Sipas policise nje autoveture e markes Peugeot qe drejtohej prej nje shtetasi grek 57 vjec u perplas me nje autobot.

Si pasoje e aksidentit gjeten vdekjen ne vend 5 vetekater prej te cileve turiste ruse dhe drejtuesi i automjetit.Automjetin e kishin marre ruset me qerapor e drejtonte 57-vjecari grek.

Policia thote se shak per aksidentin ka qene lageshtira ne rruge dhe konsumi i alkoolit prej drejtuesit te automjetit.

Forcat e rendit ndaluan drejtuesin e autobotit dhe po hetojne rrethanat e aksidentit. Trupat e viktimave u derguan ne morgun e spitalit te Haniase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›