E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratet somaleze godasin serish

Piratet somaleze godasin serish dhe kete radhe ata kane rrembyer anije peshkimi te Korese se Jugut. Anija quhet Golden Wave dhe mban flamurin kenian pavaresisht se eshte pronaret e saj jane koreano jugore.

Burime nga shoqeria e lundrimeve te Afrikes Lindore thane se anija e peshkimit eshte rrembyer qe ne daten 9 tetor ndersa ishte duke peshkuar ne ujerat keniane. Ne bordin e saj ndodhen 39 keniane dy koreane dhe dy kineze. Piratet nuk kane kerkuar ende demshperblim por anija ka humbur kontaktet me pronaret prej disa ditesh.

Bandat e pirateve ne Somali kane shkaktuar probleme ne itineraret me te ngarkuara te lundrimit ne brigjet afrikane tashme prej disa vjetesh dhe kane arritur te marrin demshperblime qe vleresohen ne miliona dollare.

Piratet somaleze mbahen pergjegjes per me shume se 406 incidentet e raportuara ne vitin 2009 gjate te cilit ata rrembyen 47 anije dhe moren peng 867 anetare ekuipazhi sipas Zyres nderkombetare te Lundrimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›