E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, arkeologët "zbulojnë" varrine Aleksandërit të Madh

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } GREQI- Varri është zbuluar në Amfipoli Serres. Ai është 498 m i gjatë dhe 3 metra i lartë. Sipas zbuluesve varri i gjetur është 10 herë më i lartë se ai i Filipit, babait të Aleksandërit.

Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që interpretohet nga zbuluesit si një shenjë që tregon se ai i takon një varri mbretërish.

Edhe pse arkeologët nuk kanë arritur në përfundimin se varri i gjetur është varri i mbretit Aleksandër, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s, besojnë fuqimisht në këtë version. Ministria greke e Kulturës u tregua shumë e kujdesshme në një deklaratë të saj, ku e vlerëson zbulimin “veçanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “interpretimi dhe identifikimi me figura historike para përfundimit të gërmimeve, është i rrezikshëm”.

Gjetja e varrit të Aleksandërit të Madh, që mendohej se ndodhej në Egjipt, ka qenë gjithmonë një ëndërr dhe nëse dyshimi vërtetohet, atëherë zbulimi i ditëve të fundit është një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave. Edhe media ndërkombëtare ka raportuar për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›