E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi Amsterdam ekspres i regjisorit Fatmir Koci

Regjisori Fatmir Koci sëbashku me ekipin e tij , sapo kanë mbyllur xhirimet e filmit “Amstardam Ekspres”. Ky do jete edhe titulli final.

Regjisori kësaj here ka shkruar edhe skenarin tregon se ky film rrëfen historinë e një të riu shqiptar që ëndërron një të ardhme më të mirë për veten e tij dhe këtë mendon se do ta gjejë në Amsterdam. 
Spunton fillestare e ka marre nga nje histori e vertete.

Është kjo historia e dashurisë së një emigranti në Londër, i cili ka mbetur mes dy dashurive dhe dy vendeve, Hollandës dhe Tiranës.

Që në nisje të filmit rolin kryesor atë të Bekimit, Koci e ka shkruar enkas për aktorin Blerim Destani me të cilin ka bashkëpunuar edhe 4 vite më parë tek filmin “Koha e kometës”, Destani duket se është përfshirë i tëri në jetësimin e personazhit.

Por Koci surprizon me përzgjedhjen e aktorit tjetër shqiptaro amerikanit  të  famshëm James Biberaj, ku edhe pse i njohur ne Amerike ky shenon bashkëpunimin e parë në  Europe.

Biberaj nuk ben dallime mes regjisoreve amerikane dhe Fatmir Kocit ai premton bashkepunime te tjera me vendin e tij te origjines
Koci i ka besuar intuites edhe për  rolin e personazhit  te Martes cka e cilëson si zbulim te tij 
Nje rol të rëndësishëm në realizimin e filmit padyshim që ka edhe drejtori i fotografise Enzo Brander bashkepunon prej vitesh me regjisorin Koci dhe këtë experience të filmit e cilëson unike
Stafi drejtues dhe producenti Xhevdet Ferri  përfundimin e xhirimeve të filmit “Amstardam Ekspres” e përmbyllen përmes një koktejli. Premiera e filmit pritet të shfaqet ne Berlinale e më pas në kinemat shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›