Greqi, arrestohen 4 oficerë policie për trafik prostitucioni
Autoritetet greke kanë arrestuar katër oficerë të policisë nën akuzat për përfshirje në trafikimin për qëllime prostitucioni të qindra grave dhe vajzave nga Evropa Lindore. "Ky është rasti më i madh i trafikimit gjatë 15 viteve të fundit në Greqi", deklaroi një zyrtar i policisë, duke shtuar se gjatë operacionit ishte arrestuar edhe një oficer policie në pension, i cili dyshohej se ishte rekrutuesi i femrave për qëllime prostitucioni. "Të pesë të arrestuarit ishin krerët e këtij rrjeti trafikimi", deklaroi zyrtari i policisë .