E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, caktohen 12 500 personat që do pushohen nga puna

Qeveria greke në bashkëpunim me Trojkën ka përcaktuar 12 500 punonjës të administratës publike, që do të pushohen nga puna deri në fund të këtij viti. 

Pas takimit me ministrin e Reformës Administrative, një nga përfaqësuesit e misionit të Trojkës iu tha gazetarëve “Mbaruam!”. 

Kështu sipas planit për të cilin është rënë dakort, deri në fund të këtij viti, pritet të pushohen direkt 5000 mësues dhe 3500 punonjës të policisë bashkiake. 

Ndërkaq do të pezullohen për t’u pushuar më pas, 2500 punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe 1500 punonjës të qeverisjes qëndrore. 

Në këtë listë nuk përfshihen punonjësit e pushuar të radio-televizionit publik, ERT.

Reforma në administratën publike është një nga kushtet kryesore, që i janë vënë Greqisë, në këmbim të lëvrimit të kësteve të ndihmës financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›