E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT miraton lejen për nisjen e punimeve për projektin TAP

Berisha: Zgjidhen përfundimisht problemet energjetike në Shqipëri

KKRTNë qendër të mbledhjes së djeshme të Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ishte miratimi i planit kombëtar sektorial për projektin e gazsjellësit TAP. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha vlerësoi projektin ndërsa shtoi se për buxhetin ky projekt do të sjellë çdo vit rreth 150 milionë dollarë të ardhura.
TAP
Duke falenderuar të gjithë ata të cilët kontribuan në përzgjedhjen e projektit TAP, kryeministri Berisha se ndërtimi i tij është një zhvillim i madh për Shqipërinë. Gazsjellësi TAP është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin. TAP fillon me 40 miliardë dollarë investim fillestar, sepse fusha të tjera të mëdha gazi nga Turkmenistani dhe zona të tjera do ti bashkohen në të ardhmen. Projekti është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. E vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm në problemet energjetike evropiane. Është një rast për të falënderuar të gjithë ata që kontribuan në përzgjedhjen e këtij projekti, u shpreh kryeministri Berisha. Sipas Berishës, gazsjellësi TAP i jep zgjidhje përfundimtare problemeve energjetike të Shqipërisë. Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria. Rezerva që janë në eksplorim e sipër, deklaroi kryeministri. Me vendimin e miratuar dje nga Këshilli Kombëtar i rregullim Territorit, Shqipëri i hap rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e projektit TAP. Në Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it hyn në Bilisht dhe del në Seman, në një rrugëtim ku janë pasur parasysh shumë element mbrojtës si  shmangia nga zona e Bredhit të Hotovës si vlerë natyrore. Në tubacionin e gazit që kalon nëpër Shqipëri do të ketë dy kompresorë në dy pikat lidhëse në Bilisht dhe Seman. Zyra e TAP-in në Shqipëria ka organizuar takime në 38 komuna dhe bashki, në rreth 10 mijë hektarë të të cilave, 600 ha janë tokë bujqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›