Greqi deficiti per 2010 9.5 per qind e GDP-se

Deficiti ne vitin 2010 ne Greqi ka arritur ne 9.5 per qind te GDP-se ose nje pike e gjysme me shume nga sa parashikohej nga memorandumi i perbashket mes FMN-se dhe BE-se.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale sipas te cilave ne kete situate do te duhet qe ne vitin 2011 te merren masa te reja me vlere 4 miliarde dollare.
Sipas burimeve te cilat iu referohen te dhenave te trojkes BE-BQE-FMN rivleresimi i deficitit te vitit 2010 ka ardhur si pasoje e rishikimit te atij te vitit 2009 nga EUROSTAT-i.
Sipas ketij rishikimi deficiti per vitin e kaluar duhet te arrije ne kuoten 15.5 per qind te GDP-se dhe jo 13.6 sic eshte llogaritur deri me sot.