E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelitet kritikojne deklaraten e Obames per vendbanimet

Ky lloj aktiviteti nuk ndihmon asnjehere kur behet fjale per bisedime paqeje. Jam i shqetesuar per faktin se nuk po shohim perpjekje shtese nga palet per nje progres qe mund te krijoje kushtet qe Izraeli te jetoje ne paqe perkrah nje Palestine te pavarur deklaroi Obama gjate nje konference per shtyp ne kryeqytetin e Indonezise.

Zyra e kryeministrit izraelit theksoi se Jerusalemi nuk eshte koloni por eshte kryeqyteti i shtetit te Izraelit.

Izraeli kurre nuk e ka kufizuar veten lidhur me ndertimin e vendbanimeve -vijon zyra e kryeministrit Netanjahu-izraelitet nuk shohin ndonje lidhje mes bisedimeve per paqe dhe politikes se ndertimit te vendbanimeve te reja ne Jerusalem politike e cila nuk ka ndryshuar ne 40 vitet e fundit. Te gjitha qeverite izraelite te 40 viteve te fundit kane ndertuar ne te gjitha pjeset e qytetit. Po ashtu kundershtite lidhur mes SHBA-ve dhe Izraelit lidhur me Jerusalemin nuk jane dicka e re por kane ekzistuar ketu e 40 vite me pare.

Ndersa kryetarti i Keshillit te Koloneve Danny Dayan theksoi se pakenaqesite e Obames tregojne se ai nuk e njeh realitetin. Jerusalemi do te mbese kryeqyteti i Izraelit dhe ai duhet te mbese i pandare. Ky eshte kulmi i hipokrizise te thuash dicka gjate fushates elektorale dhe te mbash pozicion diametralisht te kundert ne realitet.

Izraelitet kane cdo te drejte ligjore dhe morale te ndertojne per nevojat e familjeve tona dhe per te ardhmen e tone ne kryeqytetin e pandare. Kritikat e vazhdueshme te Presidenteve amerikane kundrejt se vetmes demokraci ne Lindjen e Mesme rezervojne demtim te metejshem per marredheniet e forta historike me dy shteteve tona./Start/Fatjon Prroni/

2010-11-10 1135

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›