E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, dëshmi e re e dhunës policore mbi emigrantët

ATHINE - Një video amatore që dëshmon dhunën e ushtruar nga disa forca policie kundër një emigranti të huaj në Greqi, ka sensibilizuar median greke e cila denoncon aktin në fjalë. 

Në videon e publikuar nga shtypi vendas, duket se policia ka ndaluar në mes të rrugës një emigrant, për të cilin më vonë u raportua se ishte algjerian. Ndërsa ai ngre duart lart pa bërë asnjë rezistencë, policët e sulmojnë duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur me shkelma. Videoja tregon qartë makinën e policisë dhe pjesëtarët e skuadrës së policisë të përfshirë në këtë incident.

Ndërkohë po hetohet në cfarë kushtesh ndodhi incidenti dhe çfarë vepër kishte kryer emigranti. Vetë mediat greke pohojnë se “pavarësisht nga vepra që mund të kishte kryer emigranti, nuk është e justifikuar një sjellje të tillë nga ana e policisë, pasi “viktima” nuk bën asnjë lloj rezistence”. 

Kjo është dëshmia e dytë e dhunës policore greke mbi shtetasit e huaj në Greqi, pas asaj që denoncoi ditët e fundit një emigrant shqiptar me rrëfimin e tij për gazetën “To Vima”, të cilin e sollëm edhe për lexuesit e Balkanweb. 

Ne linkun e mëposhtëm mund të shihni videon në fjalë.
http://www.protothema.gr/greece/article/?aid=191719 Lidhje te tjera http://www.protothema.gr/greece/article/?aid=191719

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›