E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, autobusi përplaset me kamionin, mbi 40 viktima

Të paktën 43 persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u plagosën nga një aksident rrugor ku u përfshi një autobus me pasagjerë dhe një kamion në Meksikë.

Aksidenti tragjik ndodhi në shtetin e Verakruzit. Grupet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe ofruan ndihmën e parë mjekësore për të lënduarit.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se shoferi i kamionit ka gabuar në një manovër të rrezikshme për të shmangur përplasjen fatale dhe ka goditur në pjesën anësore autobusin që ka përfunduar në humnerë.

Autobusi ishte pjesë e një linje interurbane në Meksikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›