E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, doganat që nesër në grevë 10 ditore

Doganat greke që nesër do të jenë në një grevë 10 ditore.
Federata e punonjësve të Doganave greke shtoi edhe dy greva 48 orëshe në grevën tashmë të shpallur për datën 18 tetor.
Kështu greva e doganave greke që do të fillojë në datën 14 Tetor, do të përfundojë në datën 24 dhe do të paralizojë për 10 ditë të gjitha doganat.
Sipas Këshillit Ekzekutiv të Federatës, kjo bëhet në shenjë proteste për përshpejtimin e votimit të projektligjit për pagat e unifikuara dhe sistemit të punës rezervë.
Pritet që greva e doganave të shkaktojë mungesa të theksuara në treg si dhe spekulim me çmimet e karburanteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›