E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, një komb hileqar

Një grup bipartizan senatorësh akuzoi Kinën si një komb “hileqar” dhe i kërkoi zëdhënësit të dhomës së deputetëve, John Bohmer dhe presidentit Obama të tregohen më të ashpër me superfuqinë aziatike.

Një ditë pasi senati u mblodh në një votë të rrallë bipartizan për të kaluar një ligj mbi manipulimin e kursit të këmbimit të monedhës kineze, një grup senatorësh akuzoi liderët e SHBA si frikacak ndaj kërcënimeve të Kinës për një luftë ekonomike.

Senator Sherrod Brown (Ohio), krahasoi kalimin në senat të ligjit si “të qëlloje qentë me gur” dhe tha se SHBA duhet të jetë e përgatitur të qëndrojë kryelartë kur Kina të filloj të leh.

“Sigurisht që ata do ankohen. Ata do ulërinë kur ne të bëjmë dicka dramatike, aq të rëndësishme sa ajo që vendosëm mbrëmjen e shkuar,” tha Brown. “Ekziston një fjalë e urtë në Ohio: Kur qëllon qentë me gur, ai që leh është ai që është goditur”.

Senator Lindsey Graham (South Carolina) argumentoi se zmbrapsja e Kinës është e vetmja rrugë që SHBA ka për të rritur vlerën e monedhës. Graham tha se është e rëndësishme, sepse monedha kineze vlerësohet nga 25 deri në 40 përqind më pak se vlera e saj reale, prandaj produktet kineze kushtojnë më pak, gjë që i kushton SHBA-së 2 milion vende pune gjatë dekadës së fundit.

Tani miratimi i ligjit është në dorë të zëdhënësit të dhomës së deputetëve, John Boehner dhe presidentit Obama.

“Është e rëndësishme që dhoma e deputetëve me maxhorancë republikane të lejoj votimin e legjislacionit,” tha Graham. Ai argumentoi se presidenti Obama, kur garoi për pozicionin e tij u zotua se do tregohej i ashpër mbi cështjen e kursit të këmbimit. “Për presidentin: Na nevojitet ndihma jote. Tani është momenti të drejtosh,” tha Graham.

Obama është shprehur kohët e fundit se administrata e tij është e shqetësuar mbi projekt-ligjin e Senatit. Boehner është një zyrtarët që është shprehur se masat mund të cojnë në një luftë ekonomike.

“Zëdhënësi i dhomës së deputetëve është shprehur se nuk do të miratoi legjislacionin e kaluar nga senati. Ai e quajti të rrezikshëm,” tha senator Chuck Schumer (New York). “E vetmja gjë që është e rrezikshme, është të vazhdojmë të kthejmë faqen tjetër kur kina përgatit një sulm ndaj industrisë, vendeve të punës dhe mirëqenies së SHBA.”

Për Graham, i cili deklaroi se Kina “mashtron në cdo veprim”, ideja që zyrtarët më të lartë të Amerikës të frikësohen nga beteja është më shqetësuese se reagimi i Kinës.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›