E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi dy viktima nga sherri ne Samos

Jane dy shqiptaret e ekzekutuar dite me pare ne ishullin Samos ne Egjeun jug-lindor. Burime lokale njoftuan se paraditen e se merkures eshte gjendur trupi i pajete i nje shtetasi shqiptar te ekzekutuar sipas gjasave tre dite me pare ne kete ishull.

I vrari eshte i aferm i viktimes se pare i ekzekutuar me thike mbremjen e se martes nga disa emigrante shqiptare pas nje sherri banal.

Trupi i tij i pajete eshte nxjerre ne breg nga dallget e detit. Policia thote se te dy viktimat jane nga veriu i Shqiperise. Kater persona te gjithe nga Berati jane ndaluar mengjesin e sotem si te dyshuar per krimet.

Ne nje nga automjetet e tyre eshte gjendur edhe nje thike ushtarake qe mendohet te jete mjeti me te cilin eshte ekzekutuar te pakten njeri nga viktimat. Nese do te gjenden fajtore 4 shqiptaret rrezikojne denimin me burgim te perjetshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›