E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan vriten tre militante nga nje sulm ajror amerikan

Zyrtaret e sigurise ne Pakistan kane deklaruar se nga sulmi i nje aeroplani amerikan pa ekuipazh jane vrare te pakten tre militante te dyshuar ne pjesen veri-perendimore te ketij vendi.

Sipas zyrtareve sulmi i sotem kishte per cak nje makine ne nje fshat 30 kilometra ne lindje te Miranshahut qe eshte qyteti me i madh ne rajonin Vaziristani Verior.

Kjo hapesire konsiderohet si baze e militanteve talibane dhe te Al-Kaedes ne Pakistan te cilet shpeshhere ndermarrin sulme kunder trupave nderkombetare ne Afganistanin fqinje.

Sulmet raketore nga aeroplanat pa ekuipazh te Shteteve te Bashkuara qe ne shenjester kane militantet ne pjesen veri-perendimore te Pakistanit jane intensifikuar javet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›